Bislimi takohet me nënkryetarin e PDC/CVP të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Zvicër

19 qershor 2020 | 12:25

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar nënkryetarin e partisë PDC/CVP të Zvicrës, anëtarin e këshillit të Evropës, këshilltarin shtetëror në dhomën e lartë Federative, kryesuesin e komisionit për vazhdimin e qëndrimit të ushtrisë së Zvicrës në Kosovë, Charles Juillard.

Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me Juillardin biseduan për shumë gjëra që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

“Zvicra është shumë e lidhur me Kosovën, komunitetin shqiptar këtu, i cili kontribuon në mënyrë shembullore edhe të ekonomisë së vendit tonë. Duhet të gjejmë ura bashkëpunimi që të takohemi me shpesh dhe në nivele të ndryshme për t’i dhënë Kosovës përkrahjen që meriton”, ka shkruar Sali Bislimi.

Postimi i plotë i tij:

Një takim të ngrohet miqësore me nënkryetarin e partisë PDC/CVP të Zvicrës, anëtarin e këshillit të Evropës, këshilltarin shtetëror në dhomën e lartë Federative, kryesuesin e komisionit për vazhdimin e qëndrimit të ushtrisë së Zvicrës në Kosovë, z. Charles Juillard.

Biseduam për shumë gjëra që lidhen me Kosovën, komunitetin shqiptar këtu, ku nder tjera me tha që ne jemi në Kosovë edhe me Swisscoy për të lehtësuar komunikimin me etnitë e tjera, besimin e madh që kemi në Kosovë mundohem të kontribuojmë për paqen dhe mirëqenien duke i ndihmuar të gjithë ata që kërkojnë ndihmën tonë.

Zvicra është shumë e lidhur me Kosovën, komunitetin shqiptar këtu, i cili kontribuon në mënyrë shembullore edhe të ekonomisë së vendit tonë.

Duhet të gjejmë ura bashkëpunimi që të takohemi me shpesh dhe në nivele të ndryshme për t’i dhënë Kosovës përkrahjen që meriton.

Kemi qenë dhe do të jemi afër jush, ishte mesazhi miqësore i njeriut që njeh nga afër Kosovën dhe ka vizituar atë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Musa Selimi e…