Finalja Prishtina-Ballkani, ja parashikimi i Musa Selimit

19 qershor 2020 | 12:19

Trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Musa Selimi e ka analizuar edhe finalen e Kupës për këtë edicion në mes të Ballkanit dhe Prishtinës. Ai ka thënë se cilado skuadër që e fiton trofeun e ka më se të merituar.

“Do të jetë një finale interesante, pasi përballen dy ekipe shumë mira të komponura dhe me lojtarë fantastikë. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja klubet, por cilado që e fiton trofeun mund të them se e meriton”, ka deklaruar Selimi për “Epokën e re”.

Ndryshe, “Profa” është trajneri më i ri në futbollin e Kosovës që ka arritur të fitojë trofe. Selimi në moshën 32 vjeçe i ka prirë skuadrës së Gjilanit drejt një suksesi të madh, duke e fituar Kupën e Kosovës.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani tha të enjten se ka testuar me sukses një…