Aktakuzë kundër katër personave për rrëmbim

19 qershor 2020 | 12:35

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A. M., Y. M., L. B. dhe B. B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 dhe 2.3, lidhur me paragrafin 1, e në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria ka njoftuar se sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17.09.2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e rrëmbejnë të dëmtuarin R. A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari A. M. së bashku me të akuzuarin Y. M. bëjnë organizimin e rrëmbimit të R. A., ashtu që të dëmtuarin i akuzuari A. M. e merr me veturë, e shoqëron në parkun e qytetit të Prizrenit duke vepruar sipas planifikimit dhe e rrëmbejnë.

“Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllai i të dëmtuarit R. H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50 000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllain R. H. I dëmtuari R. H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘Rrëmbimi’ sipas KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…