Sekretari Pompeo e uron Hotin për formimin e qeverisë

19 qershor 2020 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Hoti ka shkruar në llogarinë e vet “Twitter” se sekretari Pompeo e ka uruar për formimin e qeverisë së re.

“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të premten ka…