Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, Haxhiu: Kjo hapje e qeverisë ilegale ka cenuar integritetin e vendit

21 qershor 2020 | 13:26

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar nga mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Me lejimin e mbajtjes se këtyre zgjedhjeve, Haxhiu ka thënë se Qeveria Hoti ka cenuar integritetin e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Në qeverisjen tonë u shtrua si pyetje çështja e zgjedhjeve të Serbisë. Në lidhje me këtë ne ishim të vendosur të respektonim atë që është obligim, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne jemi shtet dhe ashtu do të duhej të silleshim. Kjo hapje e qeverisë ilegale dhe ilegjitime ka cenuar integritetin e vendit”.

“Por, serbët e Kosovës do të kishin mundësinë që të votojnë vetëm në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Në të dy këto raste, Kosova nuk do të bënte asgjë tjetër, veç asaj që bënë një shtet i pavarur dhe ashtu siç veprohet edhe në vendet tjera si Kroaci, Slloveni etj”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
George Clooney dhe Amal Alamuddin kohët e fundit janë vendosur…