Shtesat e pandemisë/ Sa persona në Kosovë gjatë javës i morën 170, 130 dhe 100 euro

20 qershor 2020 | 11:43

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.

Derisa në mëngjesin e sotëm ministrja e Financave tregoi se sa personave në Kosovë iu bënë pagesat, megjithatë nuk mbeti nuk mbeti pa reaguar edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Bajrami ka treguar se Ministria e Financave gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.

Për këtë ka shkruar edhe kryeministri Hoti.

Ai tha se ndihet i lumtur meqë kjo ndodhi brenda dy javësh të punës intensive të qeverisë me të cilën ai udhëheq.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejte 10668 qytetarë

➡️Nga 170 euro për paga mujore

➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve

➡️Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë

➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj

➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve”, ka njoftuar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti nga Peja ka komentuar edhe vendimin për…