Ky është qëndrimi i Hazirit për Osmanin

20 qershor 2020 | 19:12

Burime të Klan Kosovës brenda kryesisë së LDK-së pohojnë se nënkryetari Lutfi Haziri është duke insistuar që Vjosa Osmani ta mbajë pozitën e nënkryetares së partisë.

Sipas këtij burimi, Haziri po insiston në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë që partia të mos pësojë përçarje.

Haziri nuk është përgjigjur në telefon, përkundër insistimit të Klan Kosovës.

Burimi thekson se gjithçka do të jetë në dorë të kryetarit Isa Mustafa, i cili pritet ta publikojë vendimin përfundimtar, nëse Vjosa Osmani do të mbetet ose jo në pozitën e nënkryetares së partisë. Osmani aktualisht është Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen vijon të fitojë në Bundesligë edhe pse ka…