Shërohen edhe 29 pacientë të infektuar me koronavirus në Kosovë

21 qershor 2020 | 18:59

Sot më 21 qershor 2020, janë shëruar 29 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1047 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 36 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.962.853raste të COVID-19 dhe 467.579 raste të vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit ka arritur fitore në ndeshjen ndaj Llapit…