Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19

21 qershor 2020 | 19:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e testimeve për 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej tyre kanë rezultuar 96 raste pozitive, kur Gjilani është komuna që ka numrin më të madh të infektuarave, gjithsejtë 20. Një më pak e kanë komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 21 qershor 2020, janë shëruar 29 pacientë derisa…