Kurti reagon pas lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë

21 qershor 2020 | 22:26

Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në Kosovë.

E lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, përderisa  zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pergezime dhe falenderime, i nderuar Ismet! E lexova me shumë…