Hoxha operohet të martën

21 qershor 2020 | 22:35

Anësori i Ballkanit, Arbër Hoxha, ka konfirmuar se ka pësuar lëndim të rëndë në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Trepçës ’89.

Futbollisti ka bërë me dije se i ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

“Është e vërtetë, jam lënduar gjatë seancës stërvitore të ditës së shtunë dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, del se i kam këputur ligamentet e gjurit. Të martën pritet që të hyj në operim”, ka thënë Hoxha për “GazetaSheshi”. Hoxha ka qenë standard gjatë këtij edicioni për klubin nga Suhareka, prandaj do t’i mungojë skuadrës në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në…