Oriola Marashi na përshëndet me foto të nxehta nga pishina

22 qershor 2020 | 11:06

Oriola Marashi është një ndër femrat shqiptare më të komentuara në media dhe rrjetet sociale. Modelja ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me fotot provokuese që publikon herë pas here.

Së fundmi, modelja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto, teksa pozon pranë një pishine. E veshur me një bodysuit ngjyrë rozë, modelja seksi ka nxjerrë në pah edhe njëherë linjat e saj perfekte.

Modelja e njohur është vënë në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm për bukurinë dhe fizikun e saj, por gjithashtu edhe për lidhjen me futbollistin Eros Grezda. Dyshja u përfolën se janë bashkë, por vetëm pak kohë më parë pranuan publikisht se janë të lidhur.

Madje, çifti kaloi dhe periudhën e izolimit bashkë, dhe mesa duket bashkëjetesa e ka afruar shumë dyshen, aq sa gjërat i kanë bërë familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.06.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Mitrovicë 1.…