Diskutohet për lirimin e masave për disa sektorë të ekonomisë

22 qershor 2020 | 11:31

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri së bashku me zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj kanë pasur sot një takim konsultues me ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë.

“Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë”, ka bërë me dije pas takimit Tahiri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi është një ndër femrat shqiptare më të komentuara…