Lekaj: Ekspertët të nxjerrin të vërtetën e vijës kufitare

21 mars 2018 | 21:03

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se Kosovës i kanë mbetur dy të vërteta që duhet të materializohen.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”,  ka thënë se ekspertët duhet të gjejnë të vërtetën e vijës kufitare.

Postimi i plotë i tij:

Odiseada, e temës me të rëndësishme në këto tre vite, e demarkacionit, sonte mori epilog.
Mundësitë për të ruajtur territorin dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë, janë tashmë dy çështje që duhet të ndodhin.
Kuvendi i Kosovës si sovran i këtij vendi e tha të veten, e tha të drejtën që duhet të materializohet në ditët, muajt e vitet e ardhëshme.
Njëra, që
Ekipet e ekspertëve kur të bëjnë delimitimin e vijës kufitare duhet të marrin parasysh të gjeturat dhe faktet dhe të bëjnë të vërtetën e vijës kufitare.
Ndërsa tjetra, që
Bashkimi Evropian duhet të bëjë të veten tutje dhe të marrë vendimin me të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, atë për t’i dhënë shansin që të lëvizin lirshëm në zonën shengen.
Andaj me të drejt sonte (përkundër disa ndërprerjeve) Kuvendi i Republikës tonë e luajti rolin e tij që i takon dhe qytetarët që i kanë dhënë besim këtij kuvendi, besojmë që, në kohën më të shkurt do të kenë shansin e barabartë sikur të gjithë popujt tjerë, të lëvizin lirshëm, pa burokracitë e tepruara e pa nevojën që të marrin viza.
Urime qytetarë të Kosovës!
Urime Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri evropian, Dimitris Avramopoulos ka telefonuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver…