Tahiri, deputetëve: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, janë për qytetarët

23 qershor 2020 | 11:46

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare pasi sipas tij janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Ai ka thënë se marrëveshjet nuk janë të qeverisë Hoti, por edhe të qeverive të mëparshme.

“Të gjithë ne e dimë që këto marrëveshje ndërkombëtare i nënshtrohen një procedure mirë të përcaktuar. Marrëveshjet kanë ardhur këtu prej disa qeverive, prej disa kryeministrave”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se marrëveshjet janë për të gjithë qytetarët, dhe nuk i hyjnë në punë ndonjë subjekti politik.

“Këto marrëveshje nuk janë marrëveshje që i hynë një subjekti politik. Në qoftë se vazhdojmë më shumë vetëm humbim kohë”, ka thënë Tahiri.

Deri tani marrëveshjet ndërkombëtare kanë refuzuar t’i votojnë deputetët e LV-së dhe PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vite e gjysmë që nga legjislacioni i kontrollit të…