Thaçi: Komuniteti egjiptian është pasuri e Kosovës

23 qershor 2020 | 14:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim të martën një delegacion të komunitetit egjiptian të kryesuar nga deputeti Veton Berisha, për nder të Ditës Kombëtare të Egjiptianëve në Kosovë.

Thaçi ka thënë se komuniteti egjiptian është pasuri e vendit dhe është sukses i madh që kanë arritur të kenë një harmoni kaq të madhe mes të gjitha komuniteteve në Kosovë, raporton “Epoka e re”.

“Çdo komunitet duhet të përkrahet në ruajtjen dhe forcimin e identitetit të vet. Por, duhet të bëhet më shumë për krijimin e kushteve sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë kosovare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për kontributin e komunitetit egjiptian në shtetin tonë të ri.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka theksuar se Kosova ka krijuar bazë të lakmueshme ligjore, ku parashihen të drejta të shumta për komunitetet, por në praktikë po hasin në shumë vështirësi.

Duke e falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen e komunitetit egjiptian, deputeti Berisha, ka kërkuar angazhim edhe më të madh për promovimin e të drejtave të komunitetit egjiptian në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votimi për pesë marrëveshjet ndërkombëtare është shtyrë për një seancë…