Shtatorja e Fadil Vokrrit zbulohet në fund të tetorit

23 qershor 2020 | 18:26

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zbuluar se skulptura e legjendës Fadil Vokrrit nuk mund të shpaloset edhe për disa muaj.

Në seancën plenare të mbajtur të martën në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, kërkoi nga ministrja që kjo shtatore të shpaloset para ndeshjeve të para të Përfaqësueses së Kosovës, të cilat zhvillohen në muajin shtator. Mirëpo Dumoshi ka thënë se kjo punë është e përcaktuar në kontratën që e kanë nënshkruar me skulptorin.

“Unë shumë kisha pas dëshirë që kjo skulpturë të bëhet para lojës, por kemi afate në kontratën që e kemi nënshkruar. Do ta përcjellim nga afër punën dhe do t’i kërkojmë skulptorit nëse ka mundësi ta përfundojë më herët”, ka thënë Dumoshi. “Ministria e Sportit dhe Kulturës ka parashtruar kërkesë që parku dhe shtatorja të vendosen te stadiumi i kryeqytetit. Finalizimi i shtatores dhe parkut do të bëhet deri në fund të muajit tetor”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.06.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…