Hoti: Qeveria ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave

24 qershor 2020 | 10:52

“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Ministrinë e Shëndetësisë për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla”, kështu ka bërë me dije kryeministri Avdullah Hoti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit”, ka shkruar Hoti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është arrestuar njëri nga sulmuesit e Kryeinspektorit të Punës…