Vdes një 34-vjeçare e prekur nga Covid-19 në Shqipëri

24 qershor 2020 | 12:11

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se një 34-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Është bërë me dije se ajo vuante nga insuficienca renale kronike, diabeti dhe hipertensioni.

Ajo ishte e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, ku pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo është viktima më re në moshë deri më tani.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Në Shqipëri janë aktualisht 850 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha ka uruar…