Rikthehet fuqishëm me “Hell’s Kitchen” Renato Mekolli

24 qershor 2020 | 12:21

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, i ka surprizuar të gjithë me postimin që ka bërë së fundmi në “Instagram”. Ai ka zbuluar rikthimin e tij të fuqishëm në programin më të njohur për kuzhinën “Hell’s Kitchen Albania”.

Përmes këtij postimi, Renato ka zbuluar gjithashtu se kanë nisur aplikimet për t’u bërë pjesë e programit. Madje Mekolli ka publikuar edhe sportin e parë të emisionit që publiku po e pret me padurim që të transmetohet në ekranin e Top Channel.

Në spot, ai shfaqet duke vrapuar, duke thyer pjata dhe duke bërtitur, ashtu siç vetëm ai di të bëjë në “Kuzhinën e Djallit” që e ka kthyer në më të pëlqyerin për publikun.

“Ka kripë, nuk janë aldente, nuk e ke pjekur mirë, kanë qime”, dëgjohet të thotë ai në video, ndërkohë krahas saj shkruan: “Hell’s Kitchen Albania 3. Jeni gati? Aplikoni në Top Channel ose në 0697085374 @hellskitchen.tch @olsamuhameti @topchannelalbania (Për reklama me kontaktoni në e-mail [email protected])”.

https://www.instagram.com/p/CBxu3wTjpM_/?utm_source=ig_embed

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se…