Thiago nuk rinovon me Bayernin, planifikon kalimin në Liverpool

24 qershor 2020 | 13:03

Mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara është kundër rinovimit të kontratës me klubin gjerman, pasi dëshira e tij është t’i bashkohet Liverpoolit.

“Spox” dhe “Sport Bild” raportojnë se vendimi i Thiagos për të vendosur kundër rinovimit të kontratës me Bayernin vjen pas interesimit të Liverpoolit për transferimin e tij këtë verë.

Kontrata e Thiagos përfundon në vitin 2021, por Bayerni mund të jetë i gatshëm ta shesë mesfushorin këtë verë në mënyrë që të mos e humbë atë për asnjë cent verën e ardhshme.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të angazhohet në përpjekje…