Tre futbollistë të PSG-së e kanë kaluar koronavirusin

24 qershor 2020 | 13:41

Megjithëse futbolli francez u pezullua shumë shpejt si pasojë e emergjencës së Covid-19, virusi nuk ka kursyer as kampionët e Ligue 1.

Me anë të një njoftimi për mediat, PSG-ja ka zbuluar se katër pjesëtar të klubit, tre futbollistë dhe një anëtar i stafit teknik janë infektuar me koronavirus. Këto rezultate dolën pas testeve me tamponë dhe atyre sierologjikë, që iu nënshtrua e gjithë skuadra në prag të rinisjes së përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Sipas kampionëve francezë, katër personat e kanë kaluar virusin pa simptoma, pasi testi sierologjik zbuloi se ata kishin zhvilluar anti-trupat. Kështu, ata konsiderohen të shëruar dhe nuk mund ta transmetojnë virusin. Si pasojë, mund të stërviten normalisht me pjesën tjetër të ekipit. PSG-ja do t’i kthehet përgatitjeve për të qenë gati për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve dhe për sezonin e ardhshëm, pas një periudhe afërisht 4-mujore pushim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hapjes së trafikut ajror Kosovë-Shqipëri, shpejt pritet të nisin…