Deputetët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për AKI-në

24 qershor 2020 | 14:53

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku ka raportuar inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani.

Pas kësaj mbledhje, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhelili, ka njoftuar se kanë rekomanduar disa ndryshime në inspektime, duke bërë me dije se AKI-ja nuk ka pasur inspektorë për 9 muaj.

Po ashtu, Xhelili ka thënë se e meta tjetër e AKI-së që është kërkuar nga deputetët ishte përmirësimi i njohurive te zyrtarët.

“Inspektori raportoi për auditimet dhe inspektimet që kanë ndodhur. Agjencia nuk ka pasur inspektorë për 9 muaj. AKI-ja ka bërë një punë të suksesshme për vitin 2018 dhe është në përfundim raporti për vitin 2019, i cili do të jetë në korrik”.

“Ka pasur inspektime të jashtëzakonshme dhe të gjeturat kanë dalë me rekomandime që disa lëshime me u rregullua. Nuk është detyrë e inspektorit me raportua për këtë gjë. inspektori nuk ka pasur detyrë e as nuk ka pasur pyetje prej deputetëve”, ka thënë Xhelili.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka potencuar se kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit të AKI-së.

“Duhet të ketë një perceptim të ri dhe hapje të ligjit pasi është aprovuar qysh moti. Duhet të ndryshohet dhe të ketë pajtim në mes të deputetëve e kjo duhet te arrihet për të mirë të agjencisë”, ka thënë Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…