“Humanity First” dhuron materiale mbrojtëse për Sindikatën e Pavarur të Doganës

24 qershor 2020 | 16:07

Të mërkurën organizata Humanity First dhe shoqata AMJ ka dorëzuar donacionin me pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit në ambientet e Doganës së Kosovës në Prishtinë.

Ky donacion u dhurua pasi ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes komunës së Prishtinës, Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës dhe “Humanity First” për qëllim ofrimin e materialeve medicinale-higjienike mbrojtëse për parandalimin e infektimit me Covid-19.

Këto pajisje mbrojtëse që dedikohen për zyrtarët doganorë të Kosovës përfshijnë: 395 shishe me përbërje alkooli (rreth 40 litra), 350 shishe dezinfektues për duar (87.5 litra) dhe 20 shishe dezinfektues për dysheme (100 litra).

Gjatë pranim-dorëzimit të materialit ishin të pranishëm: përfaqësuesi i organizatës “Humanity First”, koordinatori për projekte i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të komunës së Prishtinës, Premtim N. Fazliu, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës, Ali Vitija dhe nënkryetari i kësaj Sindikate Kujtim Krasniqi.

Në fund të takimit, kryetari i Sindikatës Ali Vitija ka falënderuar organizatën “Humanity First” për këtë donacion. “Shpresoj se në të ardhmen do t’i thellojmë bashkëpunimet edhe në fusha të tjera”, ka thënë Vitija.

Vlen të theksohet se para dymuajsh kishte ndërruar jetë një oficer i Doganës së Kosovës i cili ishte infektuar me virusin Covid-19, ndërsa deri më sot katër oficerë doganorë janë të infektuar ndërsa tre të tjerë gjenden në vetizolim.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se Qeveria e…