Isufi: Nuk ka aktakuzë që mund ta njollosë luftën e UÇK-së

24 qershor 2020 | 22:02

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi ka thënë se aktakuza e propozuar nga Prokuroria Speciale ndaj luftëtarëve të lirisë, “është fabrikim dhe tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”.

“Kjo mënyrë e veprimit me prapavijë politike, sidomos në momentet kur pritet zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi, jep mesazhin e qartë për tendencën e dobësimit të pozicionit të Kosovës dhe krijimit të një klime të tensionit politik”.

“Për mbrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës së lirisë për atdheun e shtetin është bërë sakrificë e madhe, prandaj nuk mundet askush ti cenojë këto vlera sublime pavarësisht synimeve dhe qëllimeve të armiqve tanë”.

“Lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vërtetuar edhe në të kaluarën me pastërtinë e saj dhe do të vërtetohet përgjithmonë, pavarësisht tendencave dhe përpjekjeve për ta cenuar dhe denigruar atë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një…