Anëtari i Kryesisë së Nismës i reagon Vjosa Osmanit: Askund në postim nuk e përmende UÇK-në

24 qershor 2020 | 23:06

Anëtari i Kryesisë Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj postimit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, aktakuzë për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Osmani në këtë postim nuk e përmend askund UÇK-në, luftën çlirimtare.

Fazli Hoxha nga Nisma thotë se Osmani do të duhej të vendoste fjalën UÇK në këtë reagim të saj.

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa Osmani në postimin e saj për ngjarjen e sotme, askund nuk e përmend UÇK-në. Kjo liri që kemi sot është falë këtyre tri shkronjave. Mendoj se postimi do të duhej të nisej me luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së ose të paktën diku të vendoseshin shkronjat UÇK”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Fazli Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 311 mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi…