Arsenali rinovon kontratat me katër futbollistë

25 qershor 2020 | 12:37

Skuadra e Arsenalit ka rinovuar kontratat me katër futbollistë. Mbrojtësi David Luiz do të qëndrojë te skuadra e Mikel Artetas edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë klubi londinez ka blerë përfundimisht kartonët e dy futbollistëve që kishte në huazim, mbrojtësit Cedric Soares nga Southamptoni dhe Pablo Mari nga Flamengo, të cilët do të firmosin kontrata afatgjata.

Një tjetër lajm i mirë është se Arsenali ka arritur marrëveshjes me Realin e Madridit për zgjatjen e huazimit të Dani Ceballos deri në fund të këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ISMET RASHITI Në vitet e rënda, kur Kosovën hallemadhe e…