Ibrahimi: Deklarata e Speciales ka marrë rol politik

25 qershor 2020 | 15:47

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se deklarata e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për akuzat kundër presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur ndikim të drejtpërdrejt në takimin e Uashingtonit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar  se kjo deklaratë ka marrë rol politik.

Ai ka thënë se spektri politik më shumë se kurrë duhet t`i lërë anash rivalitetet politike të brendshme, dhe t`i bëjnë ballë kësaj sfide të bashkuar.

Statusi i plotë i Ibrahimit:

Deklarata e prokurorit të gjykatës speciale dje ka pasur ndikim të drejtpërdrejt në takimin e Uashingtonit pra një deklaratë e një institucioni gjyqësor ka marrë rol politik. Kjo e dëmton rëndë kredibilitetin e kësaj gjykate. Lufta për rol udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi ndërmjet SHBA dhe BE duket se ka arritur deri në këtë gjykatë. Humbësi më i madh padyshim këtu është Kosova.

Hashimi, Isa, Abini, Kadriu, Ramushi, Vjosa, Fatmiri janë individë që kanë vendosur të jenë aktivë në politikë dhe garojnë kundër njëri tjetrit ashtu edhe siç e do rendi në një rend demokratik. Në këtë garë ata e sulmojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin, shpesh përtej kufijve të normales, por megjithatë, edhe kjo mund të kuptohet, e ndoshta edhe të pranohet.

Në momentin kur ata vishen me petkun institucional, ata nuk janë më individë por janë president, kryeministër, ministër, kryeparlamentar,  etj, pra përfaqësues të shtetit, dhe përfaqësojnë interesin e gjithsecilit nga ne.

Sot kur jemi para rrezikut më të madh që nga 1999, liderët politikë, më shumë se kurrë duhet ti lënë anash rivalitetet politike të brendshme, dhe ti bëjnë ballë kësaj sfide të bashkuar. Çdo veprim tjetër shkon në favor të atyre forcave që janë duke e sfiduar qenësinë e shtetit të Kosovës.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalim…