4 lojtarë rezultojnë pozitivë me Covid-19 në NBA

25 qershor 2020 | 16:24

Situatë aspak optimiste në NBA, një muaj para rinisjes së kampionatit. 3 basketbollistë të Sacramento Kings dhe një i Indiana Pacers kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Te skuadra e Sacramentos kanë dalë pozitiv me koronavirus lojtarët Buddy Hield, Jabari Parker dhe Alex. Ndërsa te skuadra e Indiana ka rezultuar pozitiv basketbollisti Malcolm Brogdon. Të katërt këta lojtarë janë në karantinë.

Të katërt këta lojtarë kanë dalë pozitivë pas testeve që kanë kryer të gjitha ekipet, para fillimit të fazës përgatitore. Duke parë se ka ende një muaj kohë deri në rifillimin e kampionatit (30 korrik), trajnerët shpresojnë t’i kenë lojtarët në Orlando, ku do të luhet pjesa e mbetur e sezonit. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi…