Konfirmohen 69 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 75 të shëruar

25 qershor 2020 | 22:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se sot janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve, rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar edhe 69 raste me COVID-19 në vendin tonë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Ndërkaq, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

Sipas institutit, nga data 08 shkurt deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.432 raste, me gjithsej 42 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.06.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Prishtinë  1.…