Haradinaj uron Gjinin për përfundimin e vitit shkollor

26 qershor 2020 | 09:35

“Gjini sot përfundoi vitin e dhjetë shkollor. Një vit jo i zakonshëm për të dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Disa muaj mësime nga shtëpia. Sfidë që kjo gjeneratë e përjetoi për herë të parë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e palodhur dhe adaptimin në rrethana të reja, si dhe prindërit për kujdesin e tyre që ky vit shkollor mos të dështojë.

“Uroj suksese për gjithë këtë gjeneratë. Sfidimi për moshat e reja është investim për të kaluar me sa më shumë sukses sfidat e radhës që i sjell jeta. Urime e suksese!”, ka shkruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Shkëlzen Halimi, “Mona Liza”, tregime, botoi Sh. B. “Konica press”,…