Thaçi mbërrin në Tiranë, thotë se të dielën do t’ju drejtohet qytetarëve me një fjalim

26 qershor 2020 | 13:08

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se sapo ka zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë.

Ai ka thënë se të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij.

Postimi i Thaçit:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi ????

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PDSH në republikën e Maqedonisë së Veriut, në…