Benitezi uron Liverpoolin për titullin e kampionit

26 qershor 2020 | 13:31

Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez përgëzoi të kuqtë pasi u kurorëzuan kampionë të Anglisë pas 30 vitesh pritjeje. Tekniku spanjoll përgëzoi ekipin e Jurgen Klopp me anë të një mesazhi në “Twitter”.

“Urime Liverpoolit që pas 30 vitesh e realizoi ëndrrën! Jemi të gjithë të kënaqur me të kuqtë! Kurrë nuk do të ecni vetëm!”, ka shkruar Benitez.

Benitez është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e Liverpoolit. Ai arriti të fitonte në vitin 2005 Ligë e Kampioneve në finalen epike të Stambollit kundër Milanit duke barazuar takimin në 3-3 dhe më pas Liverpooli ia doli të fitonte me penallti. Në 6 vite me Liverpulin, Benitez fitoi një FA Cup, një Superkupë të Anglisë, një Ligë të Kampioneve dhe një Superkupë të Evropës. Në vitin 2009, Liverpuli ishte pranë fitores së kampionatit, por dështoi në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi e ka vëzhguar…