Liverpooli shpallet kampion pas 30 vitesh, 5 mijë fansa pushtojnë rrugët

26 qershor 2020 | 13:39

Pas plot 30 vitesh, Liverpooli mundi të dominojë futbollin anglez, duke rrëmbyer fronin e Premier Ligë.

Mbrëmjen e djeshme, skuadra e Klopp u shpall kampione, nisur nga fakti që Manchester City humbi përballë Chelseas 2 me 1.

Kaq u desh dhe në Liverpool filloi festa! Mijëra tifozë dolën në rrugë për të festuar duke injoruar tërësisht distancën sociale. Rrugët u pushtuan nga më shumë se 5 mijë fansa, të cilët rrethuan stadiumin. E gjitha kjo solli shtimin e forcave policore, teksa u vu re një helikopter që survejonte situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stambolli ishte vendi ku Morena Taraku kaloi ditët e pandemisë…