Covid-19/ Fauci: Strategjia aktuale nuk po bën punë

27 qershor 2020 | 12:13

Doktor Anthony Fauci, një nga ekspertët e sëmundjeve infektive në Amerikë thotë se Task Forca e Shtëpisë së Bardhë po merr në konsideratë një strategji të re, ndryshe nga ajo që kërkon presidenti Trump lidhur me testimet e koronavirusit, pasi ai thotë se strategjia aktuale nuk po bën punë.

Propozimi i tij për strategjinë pool testing është ende në fazë diskutimi. Në një intervistë për Washington Post ai ka thënë: Diçka nuk po funksionon, Dua të them që mund të analizojmë të gjitha diagramet, por diçka nuk po shkon mirë. Pool Testing është marrja e disa mostrave sipas grupeve, dhe analizimi i tyre. Kështu shohim nëse këto grupe nga 25 persona do të dalin negativë dhe pozitivë, për të parë dhe shkallën e infeksionit e për të kuptuar situatën e pandemisë.

Me pak fjalë, kjo do të thotë testim masiv të ndara me grupe, por presidenti Trump ka kërkuar që testimet të ulen, duke thënë se Amerika është vendi i parë në botë për nga numri i të infektuarve sepse bën më shumë testime.

‘Ajo që duhet të bësh është të gjesh depërtimin e virusit ndaj personave të infektuar në shoqëri. Dhe mënyra e vetme që ju ta dini këtë është të shtrihet testimi në një rrjet më të gjerë’, thotë doktor Fauci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka…