Vendimi i GJND-së për Pavarësinë e Kosovës e ka legjitimuar luftën çlirimtare

27 qershor 2020 | 12:21

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën për media pas kthimit nga Brukseli dhe pas anulimit të takimit të Uashingtonit, ka folur edhe për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Hoti ka thënë se një zhvillim i tillë ka ndërruar dinamikën dhe agjendën e Qeverisë, derisa ka thënë se si ekzekutiv kanë tri qëndrime sa i përket aktakuzës së Speciales.

Hoti thotë se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e shenjtë dhe ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se edhe vendimi i GJND-së për pavarësinë e vendit ka legjitimuar luftën çlirimtare.

“Zhvillimet e fundit politike që kanë ndodhur në Kosovës kanë ndërruar pak dinamikën, pas njoftimit për dorëzim të aktakuzës. Lidhur me këtë çështje më lejoni ti them tri qëndrime si Qeveri. Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është arritja më e madhe për arritjen e pavarësisë. Kjo luftë është e shenjtë dhe sjellë lirinë dhe pavarësinë. Akti i Gjykatës Ndërkombëtare me njohjen e pavarësisë e legjitimon luftën tonë për liri”, ka thënë Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushimi në plazhe, festat në lokalet e natës dhe grumbullimi…