Zëvendëskryeministri Tahiri: Dialogu me sindikata, parakusht për reforma

27 qershor 2020 | 18:36

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka pritur në takim lidershipin e dy sindikatave, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, dr. Blerim Syla dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

“Diskutuam për shumë tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat”.

“Në takim theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdushme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se procesi i dialogut dhe partneritetit është parakusht për reforma shtetërore të qëndrushme, efikase dhe të sukseshme.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot…