Astrit Haraqija: Unë sot si shqiptar jam vet Hashim Thaçi

28 qershor 2020 | 12:09

Pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputetit e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar edhe ish-ministri nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqia.

Haraqija në reagimin e tij në “Facebook”, ka thënë se njeriu që e ka luftuar më së shumti politikisht, Ibrahim Rugovën deri në vitin 2006, ka qenë Hashim Thaçi, por sot ne të gjithë duhet të jemi shqiptarisht me Hashim Thaçin.

Postimi i plotë i Haraqisë:

Sinqerisht, nuk kam dashur të merrem me folklor si një pjesë e caktuar që është marrë. Njeriun që zoti Thaçi e ka luftuar politikisht më së shumti ka qenë Presidenti Rugova. Këtë e dinë i madh e i vogël.

Pas tij s’ka tjetër përveç meje që e ka luftu më shumë Thaçi deri në vitin 2006, kuptohet politikisht, por në këte momente, unë si shqiptar jam me Hashim Thaçin.

Çka ka bo, apo si ka bo, jam i sigurt që nuk e keni provuar në lekurë si unë. Por boll, sepse nuk është fer që në këtë kohë ta godasim. Mos të harrojmë, i madhi falë, i madhi lëshon rrugë. Kujt po ia bëjmë qefin me inate personale? ARMIKUT, askujt tjetër përpos armikut jemi duke ia kënaqur zemrën.

Hera e parë pas 2000 vjetësh që jemi shtet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Xhaka është në qendër të vëmendjes. Mesfushori i Basel…