Hapet aeroportit ‘Adem Jashari’, Zemaj: Kosova ju mirëpret, mirësevjen mërgatë

28 qershor 2020 | 13:01

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që vijnë në vendlindje.

Zemaj ka thënë se tashmë e kanë hapur Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe se Kosovë është bërë gati për ta pritur mërgatën, raporton “Epoka e re”.

“Gjatë muajve të verës ju jeni energjia e atdheut. Ju i jepni shpirt dhe e gjallëroni vendin. Paratë e djersës, remitancat që dërgoni janë frymëmarrja dhe vrulli i ekonomisë së Kosovës”.

“Atje ku jetoni jeni krenaria jonë! Ju çdo ditë e ndjeni mungesën e vendlindjes, zemrën e mendjen e keni në Kosovë, sikurse dhe ne tek ju”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Zemaj ka theksuar se muajt e fundit pandemia Covid-19 ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe brutalisht ka bërë të jetë kjo ndarje.

“Që nga dita e parë, ne si qeveri kemi vënë në lëvizje tërë potencialin e ministrisë që të mundësohej sa më parë hapja e aeroportit ‘Adem Jashari’”.

“Sapo të zbrisni nga aeroplani në tokën e Kosovës mos u bezdisni nëse mjekët tanë do t’iu bëjnë matjen e temperaturës trupore ose ndonjë kontroll mjekësor. Këtë e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Astrit Fazliu ka thënë për “Epokën e re” se…