![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/haradinaj-8.jpg)
Haradinaj ngjitet në majën e Hajles (Foto)
28 qershor 2020
| 13:11
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të dielën është ngjitur në majën e Hajles.
Më këtë rast, ai ka falënderuar për burrat e fshatit Vranoc për mirëpritjen, raporton “Epoka e re”.
“Falënderues për mikpritjen e burrave nga Vranoci, Gani Curr Krasniqi, Mustafë Krasniqi, Gani Krasniqi, Faik Krasniqi e shumë burrave të tjerë nga ky fshat që dha shumë në luftë e liri. Falënderues edhe për bjeshkatarët e sportistët që u bashkëngjiten me ne, në ‘pushtimin’ e majës së Hajles, 2403 m lartësi mbidetare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.