Guendouzi kërkon të largohet nga Arsenali

28 qershor 2020 | 13:37

Matteo Guendouzi duket gjithnjë e më larg Arsenalit. Mesfushori franko-maroken ka pasur probleme këtë sezon si nga ana sportive ashtu edhe nga ajo disiplinore, ku i fundit ishte lënia jashtë sfidës ndaj Suothamptonit pas sjelljes së shëmtuar me Maupay të Brightonit.

Në mbledhjen që ka pasur me bordin drejtues 21-vjeçari ua ka komunikuar vendimin për t’u larguar këtë verë, por nuk do të jetë e lehtë, pasi klubi e vlerëson 40 milionë euro kartonin e tij, shumë që vështirë ta paguajnë klubet e interesuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Andy…