Suarez: Nuk na kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë

28 qershor 2020 | 15:12

Luis Suarez është kthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë. Megjithatë, Barcelona nuk ka arritur të sigurojë fitoren kundër Celta Vigos duke barazuar 2-2.

E vështirë për katalanasit të pranojnë një pikë të vetme veçanërisht duke ditur se Real Madrid, mbrëmjen e sotme, do të mund të shkëputet në +2.

“Jam i lumtur në nivel individual që kam ndihmuar skuadrën me dy gola. Por në përgjithësi jam akoma shumë i zemëruar dhe i zhgënjyer”, ka thënë Pistolero pas ndeshjes për mediat spanjolle.

“Kemi humbur dy pikë dhe ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të punojmë për t’u përmirësuar. Po shpërdorojmë shumë pikë. Nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Jemi të zhgënjyer. Kemi humbur dy pikë të tjera në luftën për titull”.

Në lidhje me duelin me Real Madrid: “La Liga? Tashmë nuk varet më nga ne. Fati ynë ishte në dorën tonë, tani nuk është më kështu. Duhet të presim që Real Madrid të gabojë”. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëngjet e frutave që prodhon kompania kosovare “Frutomania”, kanë depërtuar…