Sot realizohen 34 fluturime në aeroportin ‘Adem Jashari’

28 qershor 2020 | 15:35

Sot kanë filluar fluturimet e rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”.

Zëdhënësi i ANP “Adem Jashari” Bujar Gashi, ka treguar se sa fluturimet do të realizohen sot.

“Sot në ora 00:50 ka ardhur fluturimi i parë nga Baseli i Zvicrës, ndërsa gjatë tërë ditës kemi rreth 34 fluturime, do të thotë 17 janë në arritje dhe 17 do të shkojnë”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje udhëtarëve që t’i respektojnë rregullat e rekomanduara nga IKShPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit nesër ( e hënë) do të mbajë…