16 basketbollistë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në NBA

28 qershor 2020 | 16:56

NBA-ja ka njoftuar për rezultatet e testimit të 302 basketbollistëve që marrin pjesë në këtë kampionat prestigjioz.

Analizat përkatëse kanë zbuluar se 16 prej tyre janë pozitivë. Deri më tani njihen emrat e disa prej të infektuarve me Covid-19, siç janë Nikola Jokiq, Nugget dhe Malcolm Brogdom, Pacers. Të 16 basketbollistët në fjalë duhet të karantinohen për 14 ditë para se t’i kalojnë testet e reja dhe të rivlerësohen nga ana shëndetësore për të parë nëse mund të luajnë në turneun e Orlandos, që pritet të startojë në kompleksin “Disney” nga 30 korriku.

Në fund të qershorit, sipas protokollit të vendosur nga NBA, 22 skuadrat që do të marrin pjesë në Orlando duhet të udhëtojnë drejt Floridas për t’i filluar përgatitjet parsezonale, para se të rifillojë kampionati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giorgio Chiellini ndoshta e ka publikuar para kohe librin autobiografik…