174 të infektuar dhe 22 të vdekur nga Covid-19 në Itali

28 qershor 2020 | 23:13

Italia ka raportuar 174 raste të reja me koronavirus përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile e vendit të dielën.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Gadishull ka shkuar në 240.310, sipas Republicca. Mbi gjysma e rasteve të reja me Covid-19 janë në Lombardi, sipas të njëjtit burim. Në anën tjetër, numri i viktimave nga virusi pandemik ka shkuar në 23. Kësisoj, shifrat akumulative të të vdekurve kanë prekur numrin 34.738.

Përgjatë ditës së sotme, sipas mediumit italian, janë numëruar 1,160 persona të shtruar në spital, të cilët po marrin shërbime për Covid-19. Aktualisht, vendi ka 16.681 raste pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për…