Ndalohen dhjetë persona për 48 orë

29 qershor 2020 | 12:12

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy  personave të dyshuar.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një kamioni të markës “Mercedes L 608 D”, çelësin e kamionit dhe masë drusore të llojit “Breu”, në sasi prej 4.08 m³. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar.

Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një  person të dyshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi ka rezultuar pozitive me…