Gattuso bllokon largimin e Hysajt nga Napoli

29 qershor 2020 | 14:24

Në futboll, planet mund të ndryshojnë papritur, në varësi të situatave të krijuara. Kështu po i ndodh edhe mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i cili nga një lojtar që prej një viti kërkon largimin, mund të qëndrojë te Napoli duke rinovuar kontratën.

Mbrojtësi shkodran ka rigjetur veten nën drejtimin e Gennaro Gattusos, çka kë bërë që problemet që hasi kur ishte Ancelotti të hidhen pas krahëve.

Sipas gazetës italiane “Il Mattino”, tani gjërat kanë ndryshuar. Futbollisti shqiptar jo vetëm që mund të rinovojë, por edhe të qëndrojë më gjatë si protagonist nën hijen e Vezuvit. Gattuso do të vepronte si ndërmjetës për rinovimin e mbrojtësit të krahut, duke bërë presion për qëndrimin e tij. Fleksibiliteti i shqiptarit në të dy krahët e ka bindur menjëherë teknikun kalabrez. Dhe nëse një futbollist detyrimisht duhet të largohet, Gattuso preferon t’i japë duart francezit Malcuit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe…