Ambasadori italian: Është koha të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

30 qershor 2020 | 12:06

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Gjermaninë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Orlando ka thënë se pret që shumë shpejtë të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Faleminderit Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë Gjermanisë në kryesimin e saj të BE-së! Siç tha kryeministri Giuseppe Conte në Zagreb: ‘së shpejti presim liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit . Është koha!”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi nga…