Haradinaj shpreson se gjatë presidencës gjermane të BE-së do të liberalizohen vizat

01 korrik 2020 | 11:56

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson se gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) nga Gjermania do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se drejtimi i presidencës së BE-së nga Gjermania është lajm i mirë për Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1880169068774165/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” ka njoftuar sot se tashmë do të shfaqë kryesisht…