BSPK-ja reagon ndaj anulimit të Ligjit të Pagave, paralajmërojnë trazira

01 korrik 2020 | 13:13

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave.

BSPK-ja e ka quajtur të papranueshëm këtë vendim të Gjykatës, pasi mohon të drejtën për përfitim për mbi 62 mijë shërbyes civilë.

“Për Bashkimin e Sindikatave të Pavaruara të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese është i papranueshëm. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë”, thuhet në reagim.

Tutje, sipas BSPK-së,  Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e punëtorëve me atë vendim dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale

“Gjykata Kushtetuese ia ka humbur shpresat punëtorëve të Republikës së Kosovës të cilët me padurim e kanë pritur zbatimin e këtij ligji. Konsiderojmë së Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e hapur të punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale”, thuhet tutje në reagimin e BSPK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka arritur marrëveshje me Arsenalin për zgjatjen e…